
Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura tha se lojtarët do të largohen nga fusha e lojës nëse fyhen në mënyrë raciste.
Komentet e saj erdhën pas shumë incidenteve raciste, të cilat kanë dëmtuar reputacionin e sportit dhe kanë vënë presion mbi trupin drejtues të futbollit botëror për të bërë më shumë në luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit.



