Roma insiston për Aouar

Roma insiston për Aouar

Orët e fundit drejtuesit e Lyonit janë vënë në dispozicion për dëgjimin e ofertave në lidhje me  Houssem Aouar .

Mesfushori ka treguar një nivel shembullor me francezët dhe  Jose Mourinho është bindur se duhet ta ketë pjesë të skemave 24 vjeçarin.

‘’ The Special One ‘’ i ka vënë në dijeni drejtuesit se ylli i Lyonit është i preferuari për të ardhmen dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ kryeqytetasit e kanë filluar punën për arritjen e këtij objektivi.

Paraprakisht ‘’ Les Gones ‘’ kanë caktuar 5 milionë euro për largimin e tij por Houssem Aouar pretendon  të përfitojë të njëjtën shifër në sezon , fakt që mund të shkaktojë tërheqjen e ‘’ Verdhekuqëve ‘’ nga gara.

Megjithatë, tre herë kampionët e Serisë A janë të vetëdijshëm se  pretendentët mund të shtohen me kalimin e kohës, ndër të cilët përfshihet edhe Sevilla dhe Real Betis , ekipe që do të zhvillojnë një tjetër derbi ndërmjet tyre.

Fitimi i Conference Leagues ishte një sukses që ëndërrohej prej shumë vitesh nga Roma dhe traineri nga Setubal bëri të mundur që ekipi i tij të çlirohej , fakt që sigurisht e lehtëson rrugën për më tej pavarësisht konkurrencës së ashpër .

Shtatë vite me Lyonin kanë shërbyer për tu konsideruar nga disa ekipe interesante në Europë dhe merkatoja vijuese mund të jetë fillimi i një tjetër eksperience  për Houssem Aouar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy