Andre Silva, opsion për Atletico Madridin

Andre Silva, opsion për Atletico Madridin

Largimi i Matheus Cunhas dhe Joao Felix , e ka rikthyer vëmëndjen e drejtorit sportiv Andrea Berta tek një dëshirë e vjetër e Diego Simeones.

Atletico Madridi po has vështirësi për arritjen e objektivave dhe sipas ‘ As ‘ , Andre Silva i cili aktivizohet tek Leipzigu konsiderohet  një element që mund të shtojë rezultatet në metrat e fundit.

Besohet se shumë shpejt ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të iniciojnë kontaktet me agjentin e portugezit, për ti ardhur në ndihmë  ofensivës në fazën më të rëndësishme të sezonit .

Akordi mund të arrihet për shifrën e 30 milionë eurove dhe kështu  ‘’ El Cholo ‘’ ndoshta do të ketë një armë më shumë pavarësisht se kontrata e 27 vjeçarit me gjermanët skadon në 30 qershorin e 2026-tës .

Drejtuesit e Leipzigut nuk e konsiderojnë një çështje emergjente largimin e Andre Silvas nga ‘’ Red Bull Arena ‘’ por në krahun tjetër ato të ‘’ Rojiblancos ‘’ kanë shprehur se nuk e kanë problem ta rrisin ofertën për ish golashënuesin e Portos.

Nëse do të vendosë për Atletico Madridin , për luzitanin do të ishte eksperienca e dytë në Primera Division pas asaj me Sevillan .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy