Kastrioti ka bërë një lëvizje të rëndësishme ditën e sotme, për repartin e sulmit. Krutanët kanë njoftuar afrimin e sulmuesit Slivio Zogaj.
24-vjeçari pak ditë më parë njoftoi largimin nga Teuta dhe tashmë do të vazhdojë karrierën te Kastrioti.
Zogaj e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Luftëtari, Laçi, Vllaznia dhe së fundmi Teuta.
Kështu trajneri Çela shton cilësinë në sulmin e Kastriotit, pas vështirësive të shfaqura në gjysmën e parë të kampionatit.



