
UEFA vendosi të përjashtojë të gjitha klubet ruse nga kompeticionet europiane, pasi shteti i tyre nisi sulmet në Ukrainë.
Pezullimi për klubet ruse, është i vlefshëm për sezonin e ardhshëm, atë 2022-2023. Në këtë situatë, klubet ruse vendosën të apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Ato kërkuan që vendimi i UEFA-s të anulohet dhe të lejohen të marrin pjesë në Kupat e Europës. Megjithatë CAS, në vendimin e fundit, ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA dhe klubet ruse nuk do të luajnë në kompeticionet europiane.



