Parisi deklaron objektivat e merkatos

Parisi deklaron objektivat e merkatos

 Edhe pse në Francë në vitet e fundit Paris St Germain ka dominuar në çdo aspekt , i ka ngelur peng fitimi i Champions Leagues , objektivi kryesor i Nasser Al Khelaifit .

Presidenti nga Katari ka dhënë gjithçka për francezët duke transferuar lojtarët më të mirë në botë , por gjithsesi nuk ka mjaftuar për tu kurorëzuar kampionë të evenimentit më prestigjoz europian .

Megjithatë, puna në funksion të realizimit të kësaj ëndërre asnjëherë nuk është ndalur dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ traineri Christophe Galtier i ka kërkuar drejtuesve transferimin në ‘’ Parque de Prince ‘’  e një qëndërmbrojtësi , një mesfushori dhe një sulmuesi gjatë janarit për të kompletuar ‘’ Les Pariziens ‘’ për fazën më të rëndësishme të sezonit.

Momentalisht asnjë emër nuk është bërë me dije por gjigandët e Francës vijojnë të ëndërrojnë fitimin e Champions Leagues , trofe që i mungon vitrinës së parizienëve .

Sigurisht në çdo sezon Paris St Germain konsiderohet favorit për thyerjen e akullit por fatkeqësisht në ato të kaluarit eksperienca e kundërshtarëve  i ka mposhtur duke i lënë me duar bosh .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy