Verdat Muriqi pritet të largohet nga Mallorca dhe të rikthehet në Turqi.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, sulmuesi i Kosovës ka arritur marrëveshjen me klubin e Besiktas.
Palët kanë rëndë dakord për një kontratë 2-vjeçare, ndërsa pritet të zgjidhet çështja mes dy klubeve.
Besiktas po punon për afrimin e 30-vjeçarit, i cili është pjesë e Mallorca prej dy sezonesh e gjysmë. Në rast se nuk arrihet një marrëveshje për blerjen e kartonit, turqit do të tentojnë ta afrojnë në huazim.



