
Tekniku gjerman, Ralf Rangnick, është emëruar trajneri i kombëtares europiane të Austrisë.
Federata e Futbollit të Austrisë, ka njoftuar firmën me trajnerin gjerman, i cili ka firmosur një kontratë dy-vjeçare. Megjithatë në rast se Austria arrin të kualifikohet në Europianin e 2024, atëherë kontrata e Rangnick do të rinovohet automatikisht.
63-vjeçari do të qëndrojë në stolin e Manchester United deri në fund të sezonit dhe më pas do të marrë drejtimin e Austrisë.
Gjithashtu Rangnick do të ketë një tjetër rol e Manchester United, pas përfundimit të sezonit, atë të këshilltarit të klubit.



