Emiljano Musta nuk është më lojtar i Egnatias. Mbrojëtsi i majtë dhe klubi rrogozhinas, kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Palët kanë ndërprerë kontratën dhe Musta ka dalë lojtar i lirë. 31-vjeccari tashmë po shikon për një skuadër të re, ku do të kishte më shumë hapësira.
Minutat e pakta tek Egnatia, aty ku titullar është Edison Ndreca, kanë bërë që Musta të vendosë të largohet.



