“Shkova në Itali me gomone”, Manaj: Realizova ëndrrën te Interi! Si do qëndroja te Barcelona

“Shkova në Itali me gomone”, Manaj: Realizova ëndrrën te Interi! Si do qëndroja te Barcelona

Rey Manaj po kalon një formë shumë të mirë në Serie A, aty ku aktivizohet me skuadrën e Spal. Sulmuesi shqiptar, në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, ka treguar se është larguar në drejtim të Italisë që kur ishte i vogël.

Manaj shpjegon se në Itali shkuan me gomone, por fillimisht i kthyen pas, për shkak se nuk kishin dokumente, problem që u zgjidh 2 vite më vonë.

Erdha bashkë me prindërit e mi tek shtëpia e tezes në Castelchiodato, provincë e Romës, pasi kishim udhëtuar me gomone. Një mëngjes në orën 5 trokitën në derë: kontroll. Nuk kishim dokumente dhe na kthyen në Shqipëri.

Pas 2 vitesh u rikthyem në Itali me dokumente të rregullta. Babai kishte ardhur më parë për të gjetur punë. Unë erdha me gomone bashkë me mamanë, motrën e vogël dhe një teze.

Për fat isha i vogël dhe nuk mbaj mend asgjë nga ai udhëtim. Por e di që u nisëm pa sigurinë që do të arrinim. Pas disa kohësh në Castelchiodato u transferuam në Codogno dhe aty nisi historia ime në futboll.

Lojtari nga Lushnja, kujton kalimin te Interi, ndërsa nuk mund të rrinte pa folur edhe për Barcelonën, ku u shpreh se ka shumë kujtime.

Kalimi te Interi ishte një ëndërr për mua, që isha tifoz zikaltër dhe festova tripletën e vitit 2010. Me shumë mundësi nuk isha gati fizikisht dhe mendërisht kur shkova te Interi.

Kujtimet nga Barcelona, janë shumë. Më vjen në mendje firma mbi kontratë. Më dukej sikur po luaja në “PlayStation” dhe po zgjidhja lojtarët, ndërkohë që gjithçka ishte e vërtetë. Në fillim isha ne skuadër bashkë me Gavi, Araujo, Rique Puig dhe të tjerët. Shkova edhe te skuadra e parë, për disa muaj kisha nderin të vrapoja dhe të stërvitesha me Messin. Aty nuk flisnin shumë, por dëgjonin gjithçka.

Manaj rrëfen edhe arsyet e largimit në verë, duke thënë se në rast se Griezmann do të ishte larguar më parë, atëherë ai do të kishte qëndruar.

Verën e kaluar në fazën përgatitore tregova se sa vleja. Në miqësoren e parë shënova tre gola. Atë ditë më kërkoi një tjetër klub në La Liga, por Barcelona vendosi të më mbajë. Më pas kërkova unë që të largohesha.

Koeman më shpjegoi situatën. Te Barcelona pas largimit të Messit kishte shumë konfuzion. Do të përforconin sulmin, por edhe unë do të kisha shanset e mia për të treguar veten. Unë ika para Griezmann, po të kishte ikur ai i pari unë do të qëndroja te Barcelona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy