Real Madridi në sulm për Ndidi

Real Madridi në sulm për Ndidi

Orët e fundit Real Madridi ka vendosur të fillojë sulmin për një ndër lojtarët me premtues të Leicesterit . Flitet për Wilfred Ndidi  për të cilin  Carlo Ancelotti ka shfaqur interes që në kohën kur drejtonte Evertonin . 

24 vjeçari ka impresionuar me ‘’ The Foxes ‘’ duke ia mbushur mendjen italianit që e konsideron si një zëvëndësues të denjë për brazilianin Casemiro .

Investimi 17 milionë eurosh për ishi-n e Genkut në merkaton e 2017-tës e ka pasuruar skuadrën e Brendan Rodgers sepse me prezencën e tij , mesfusha është shëndërruar në një ndër repartet më efektive të Leicester City-t .

Mirëpo sikleti për të janë dëmtimet të cilat nuk e kanë lënë rehat  dhe që nga momenti i transferimit në ‘’ King Power ‘’,  ka vuajtur 7 të tillë që ia kanë pamundësuar aktivizimin në 30 ndeshje .  Kjo statistikë meriton të merret parasysh sepse evidenton  se nëse ‘’ Los Blancos ‘’ do ta transferojnë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund të hasin problematika në ndeshje deçizive pavarësisht se për yllin e anglezëve spanjollët nuk do të jenë të vetmit në luftë  . 

Duke qenë se është një skuadër tepër e suksesshme, sigurisht që drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ do ti bëjnë mirë llogaritë për të mos u penduar në një të ardhme të afërt .  

17 ndeshjet e deritanishme kanë prodhuar vetëm 1 gol për Wilfred Ndidi-n i cili vijon të mbetet një domosdoshmeri në 11-shën e formuar nga 48 vjeçari nga Irlanda e Veriut .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy