Jose Mourinho, prioritet për Real Madridin

Jose Mourinho, prioritet për Real Madridin

 Humbja në ‘’ Camp Nou ‘’ kundër Barcelonës e ka përkeqësuar situatën tek Real Madridi. 

‘’ Galaktikët ‘’ po zhvillojnë një sezon për tu harruar nën drejtimin e Alvaro Arbeloas i cili do të largohet shumë shpejt nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Jose Mourinho është shëndërruar në një prioritet për drejtuesit e kryeqytetasve të cilët vijojnë të mbështeten fuqimisht nga Florentino Perez.

 Falë këtij presidenti ‘’ Los Blancos ‘’ kanë arritur gjithçka në këtë sport dhe janë shëndërruar në një ndër më të suksesshmit në histori. 

Puna në zyrat e ish fituesve të Champions Leagues vijon duke qenë se jemi afër merkatos së verës. 

‘’ The Special One ‘’ ishte pjesë e tyre edhe në të shkuarën, me të cilët fitoi një Primera Division, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. 

Eksperienca e luzitanit sigurisht konsiderohet një avantazh për vijimësinë e Real Madridit, me një stil të veçantë, tejet kompetitiv dhe natyrisht fitues. 

63 vjeçari është mjaft kërkues, i duhuri për një ekip elite, i cili  tenton të bashkjetojë me suksesin në çdo sezon.

 Pavarësisht emrave cilësorë, mungesa e titujve thekson qartazi se diçka nuk shkon tek Real Madridi dhe natyrisht përgjegjës për këtë situatë është gjithmonë traineri.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy