U tërhoq nga futbolli i luajtur, Arapi merr postin e Starovës te Teuta

U tërhoq nga futbolli i luajtur, Arapi merr postin e Starovës te Teuta

Renato Arapi e mbylli me futbollin e luajtur, por jo me Teutën. Klubi durrsak ka njoftuar ditën e sotme se ish-lojtarit i është besuar posti i drejtorit teknik.

Arapi do të marrë vendin e lënë bosh pas largimit të Sulejman Starovës. 34-vjeccai do të vazhdojë të jetë pjesë e Teutës, por këtë herë me një post tjetër.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ish-mbrojtësi Renato Arapi do të jetë drejtori i ri teknik i klubit. Ish-kapiteni do të marrë këtë detyrë nga sot pas arritjes së marrëveshjes me presidentin Hasanbelliu.

Pas një eksperience si lojtar i spikatur, ku fitoi gjithçka në Shqipëri, Arapi do vijoj punën në shtëpinë blu tashmë si pjesë e rëndësishme e stafit teknik”, njofton Teuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy