Arsenal ‘’ peshkon ‘’ tek Valladolidi

Arsenal ‘’ peshkon ‘’ tek Valladolidi

Pak javë i kanë mjaftuar anësorit Ivan Fresneda për të shfaqur potencialin tek Valladolidi, i cili është shëndërruar në një ndër më të mirët e La Ligas .

Për spanjollin konkurrenca është ashpërsuar pasi Arsenali ka treguar interes dhe do të sfidojë rivalë si Real Madridi, Borussia Dortmundi , Juventusi dhe Newcastle. 

Sipas ‘ As ‘ Mikel Arteta kërkon prej kohësh një anësor që jep garanci gjatë gjithë sezonit dhe 18 vjeçari mund t’ia lehtësojë dhimbjet e kokës  bashkombasit, i cili gjatë kësaj kohe ka bërë një zgjedhje të detyruar duke aktivizuar Ben White në këtë pozicion.

‘’ Vjollcët ‘’ shquhen si një ekip ku spikasin talentë dhe në të kaluarën arritën të fuqizojnë arkat me shitjen e Mohammed Salisu tek Southampton.

‘’ Topchinjtë ‘’ momentalisht vijojnë të kryesojnë renditjen e Premier Leagues por siç dihet faza e dytë parashikohet shumë e luftuar dhe tashmë drejtuesit e Real Valladolid kanë filluar të fërkojnë duart për arritjen e këtij akordi , i cili do ti vinte në ndihmë për mbushjen e arkave .

‘’ The Gunners ‘’ po zhvillojnë një sezon mbresëlënës dhe janë drejt fitimit të titullit të 14-të në Premier League, objektiv që deri më tani është arrirë pasi diferenca me ndjekësit e Manchester City-t është tetë pikë dhe me këtë ritëm do të jetë e vështirë që historia të ndryshojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy