
Thomas Strakosha është zyrtarisht një lojtar i AEK-ut në Greqi. Portieri shqiptar, është prezantuar këtë të hënë te klubi nga Athina.
“Gardiani” kuqezi, mbyll kështu aventurën dy vjeçare në Angli, aty ku ishte pjesë e Brentford.

Shkak për këtë lëvizje të 29-vjeçarit, janë bërë minutat e pakta, ndërsa te AEK-u, i është premtuar vendi i titullarit.
Në njoftimin e klubit, thuhet se Strakosha ka firmosur kontratë 5-vjeccare, deri në verën e vitit 2029.



