Barcelona, deklaron largimet

Barcelona, deklaron largimet

  Në lidhje me vijimësinë parashikohen shumë ndryshime tek Barcelona.

Duke filluar nga merkatoja e verës, tek ‘’ Los Cules ‘’ do të ndërhyhet për ti ardhur në ndihmë reparteve të cilat nuk e kanë bindur Hansi Flickun.

Megjithatë, edhe largimet nga ‘’ Camp Nou ‘’ priten të jenë disa sepse tek një ekip si Barcelona nëse nuk jep maksimumin, është e vështirë që të qëndrosh.

Frenkie De Jong, Ferran Torres dhe Ansu Fati nuk bëjnë me pjesë në listën e trainerit gjerman për të ardhmen, të cilët duhet të bëjnë gati valixhet për tu larguar nga Katalunja.

Hollandezi nuk ka arritur ta konsolidojë vendin e një titullari duke e humbur rivalitetin me mesfushorët e tjerë në dispozicion të numrit një të stolit.

Kritikat në kohët e fundit e kanë përforcuar idenë se sezoni aktual do të jetë i fundit për të tek ish fituesit e Champions Leagues dhe Primera Division.

Edhe Ferran Torres vijon në të njëjtën linjë, pavarësisht se në momentin që ka hyrë në lojë si zëvëndësues sigurisht ka shpalosur potencialin.

Megjithatë, prezenca e Lamine Yamal apo Rapinhas e ka lënë në prapavijë dhe vendimi i duhur do të ishte transferimi tek një tjetër ekip që i garanton vendin e titullarit.

As Ansu Fati nuk ka mundur të rikuperojë versionin më të mirë në fushën e lojës, edhe pse është konsideruar gjithmonë një ndër futbollistët me premtues të dalë nga akademia e ‘’ La Masias ‘’.

Në të shkuarën specialistët e etiketuan si pasardhësin e Lionel Messit por fatkeqësisht nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Duhet patur parasysh se të jesh pjesë e një ekipi si Barcelona duhet të japësh 100 % në çdo seancë stërvitore ashtu edhe ndeshje sepse përndryshe largimi është e vetmja zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy