
Paraqitjet e shkëlqyera të Ivan Toney-t tek Brentfordi nuk i kanë shpëtuar syve të drejtuesve të Manchester United , kryesisht trainerit Erik Ten Hag.
27 vjeçari ka spikatur edhe pse tek një skuadër modeste dhe konsiderohet i duhuri nga ishi i Ajaxit në pozicionin e sulmuesit të mirfilltë .
Me largimin e Cristiano Ronaldos , i cili në etapën e dytë në ‘’ Old Trafford ‘’ nuk rezultoi ai lojtari determinant si në të kaluarën , tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ u vu re një rënie e theksuar rendimenti tek ky repart dhe kësaj problematike do të tentohet ti jepet zgjidhje gjatë merkatos së verës.
Në sezonet e fundit ishi i Peterborough , Wigan apo Barnsley-t ndër të tjerë ka rikonfirmuar se mbetet një ndër sulmuesit më të mirë të Premier Leagues dhe pritet që në javët e ardhshme të fillohen negociatat ndërmjet palëve .
14 gola në 20 sfida janë një statistikë e cila meriton të merret në konsideratë dhe nëse do të ketë fatin të transferohet në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ , njëkohësisht do të kishte edhe privilegjin e të qënit pjesë e një prej klubeve më të famshëm të futbollit.



