Të mëdhenjtë nuk heqin dore  nga Phillips

Të mëdhenjtë nuk heqin dore nga Phillips

 Arritja deri në finalen e Europianit ia rriti kreditet mesfushorit Kalvin Phillips për të ndryshuar të ardhmen dhe shumë shpejt rezultatet janë shfaqur .

26 vjeçari ka treguar shumë personalitet tek Leedsi , aty ku ka patur një mbështetje të fortë nga Marcelo Bielsa dhe kualiteti i anglezit ka tërhequr vëmëndjen e tre skuadrave shumë të forta në Premier League.

Kjo histori parashikohet se do të orientohet drejt një lufte titanësh  për arsye se Liverpool, Manchester United dhe  Arsenali kanë nisur sulmin për Kalvin Phillips. 

‘’ The Redsat ‘’ prej kohësh po kërkojnë një shoqërues për Fabinhon për ti ofruar me tepër stabilitet në aspektin mbrojtës dhe gjithashtu ti shërbejnë ofensivës për të rritur cilësinë .

Jurgen Klopp mendon se për tu rikthyer aty ku duhet duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe merkatoja mbetet kryefjala për një proçes rezultativ.  

Për sa i përket ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ historia është ndryshe sepse në ‘’ Old Trafford ‘’ po përflitet për një largim të Paul Pogbas në fundin e sezonit dhe Manchester United është i detyruar ta zëvëndësojë francezin me një risi të Premier Leagues  dhe Kalvin Phillipps e ka marrë ‘’ Ok ‘’ e drejtuesve . 

Ndërsa ‘’ Topchinjtë ‘’ janë të ngopur me mbetjen në prapavijë nëse i referohemi renditjes sepse synojnë rikthimin në Champions Leaguen dhe Kalvin Philipps konsiderohet pjesë e këtij projekti të cilin prej kohësh kryeqytetasit po mundohen ta përfundojnë me sukses .

Mikel Arteta e ka kuptuar se funksionimi në aspektin kolektiv nuk është në lartësinë e duhur dhe furnizimi me lojtarë cilësorë besohet se do ta nxjerrë nga gropa Arsenalin i cili para disa sezonesh as që nuk e diskutonte pjesëmarrjen në Champions League.

Sezoni aktual vijon të flasë me superlativa për Kalvin Phllipps i cili e ka justifikuar besimin e Marcelo Bielsas në 15 sfida , ku ka gjetur një herë rrugën e rrjetës por me këto pretendentë e ardhmja në ‘’ Elland Road ‘’ vihet në dyshim pavarësisht faktit se është një ikonë tek ‘’ The Whites ‘’.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy