Onana arrin akordin me Interin

Onana arrin akordin me Interin

Më në fund Interi ka hedhur hapin e dëshiruar . Zikaltërit prej shumë kohësh ndiqnin gardianin e Ajaxit Andre Onana të cilin do ta kenë në dispozicion duke filluar nga sezoni vijues . 

Kontrata në Amsterdam përfundon në fundin e aktualit , fakt që do të thotë  se italianët do të përfitojnë shërbimet e kamerunasit me parametër zero .

Orët e fundit 25 vjeçari udhëtoi drejt ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ për të hedhur  firmën mbi kontratë duke finalizuar  luhatjet  e 9 muajve të fundit , periudhë gjatë të cilës vuajti dënimin e marrë nga kontrollet antidoping dhe hollandezët i janë kundërpërgjigjur menjëherë vendimit të Andre Onanas  duke ia besuar kuadratin e bardhë veteranit  Remko  Pasveer .

Pas shumë vitesh me Sami Handanovic në portë , ka ardhur momenti për të rinovuar këtë aspekt me një figurë që ka lënë mbresa me një skuadër me shumë histori si Ajaxi .

37 vjeçari do të konkurrojë me talentin afrikan , tek një skuadër që synon akumulimin e trofeve . Kjo histori ka rezultuar zhgënjyese për Barcelonën sepse  prej vitesh synonte transferimin e Andre Onanas në ‘’ Camp Nou ‘’ , por situata e italianëve ka mposhtur preferencën e ‘’ Blaugranëve ‘’. 

Pavarësisht momentit ideal , për Andre Onanan do të jetë një sfidë shumë e vështirë sepse të jesh pjesë e Interit nënkupton shumë sakrifica dhe do ti japin privilegjin për të njohur një ndër 5 kampionatet më të rëndësishëm të Europës siç është Scudetto .

 

 

 

 

 

 

 

             

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy