Robin Le Normand, transferohet tek Atletico Madrid

Robin Le Normand, transferohet tek Atletico Madrid

Tentativat e Atletico Madridit për të përforcuar mbrojtjen po rezultojnë të suksesshme.

‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë bërë një goditje cilësore në merkaton verore, të cilët tashmë e kanë arritur marrëveshjen me Robin Le Normand.

30 milionë euro ka shpenzuar Enrique Cerezo për qendërmbrojtësin, shumë i rëndësishëm edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.

Natyrisht për 27 vjeçarin është një hap shumë i suksesshëm, i cili do të vihet nën urdhërat e Diego Simeones kur të ketë mbaruar Europiani.

 

Drupal Ad

 

 

 

Robin Le Normand shquhet si një mbrojtës tejet i fortë, i vështirë në duelet një kundra një por traineri argjentinas nuk e ka lënë me kaq pasi pëlqen edhe lojtarin e Feyenoordit David Hancko, i cili mund të përshtatet në disa pozicione të prapavijës.

Qendëmbrojtësi ofron garanci për vijimësinë por do ti duhet të bindë një ndër trainerët më të mirë në botë si ‘’ El Cholo ‘’.

Ishi i Brestit në Ligue 1 spikat edhe për aspektin taktik dhe sidomos përkushtimin në çdo ndeshje dhe jo më kot është grumbulluar nga traineri i tre herë kampionëve të Europës dhe të botës në Afrikën e Jugut 2010.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy