Napoli mendon për zëvëndësuesin e Osimhen

Napoli mendon për zëvëndësuesin e Osimhen

Koha ka kaluar shumë shpejt dhe insistimi i pretendentëve për Victor Osimhen i ka detyruar në njëfarë mënyre drejtuesit e Napolit të mendojnë për zëvëndësuesin ideal të nigerianit.

Sipas parashikimeve, sulmuesi mund të largohet nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ në merkaton vijuese tek Liverpooli kundrejt 140 milionë eurove, shifër e cila konsiderohet historike për italianët.

Traineri Rudi Garcia tanimë e ka dhënë konfirmimin për largimin e 24 vjeçarit dhe ka menduar për Jonathan David si zëvëndësuesin ideal të tij .

Në këtë histori Lilla do të dilte përsëri e fituar , ashtu siç ndodhi edhe në të kaluarën me golashënuesin afrikan, të cilin e shiti për 80 milionë euro.

Deri më tani kanadezi numëron 62 gola në 149 sfida me ish fituesit e Ligue 1 dhe nëse do të veshë bluzën bardhekaltër , sigurisht do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierë.

Duhet kujtuar se në të kaluarën arkat e Lilles u fuqizuan me 80 milionë euro me largimin e lojtarit nga Lagos ndërsa për Jonathan David mund të përfitojnë afro 60 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy