
Argjentina ia doli të fitojë trofeun e Kupës së Amerikës, teksa mposhti në finale Brazilin me rezultatin 1-0. Në “Maracana” ishte një ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund, por duket se te skuadra e Tite, nuk kanë qenë të lumtur me një pjesë të tifozëve.
Kapiteni në një dalje të tij pas ndeshjes, ka thënë se shpreson që tifozët brazilianë që ishin kundër kombëtares së tyre, të jenë të lumtur me këtë triumf të Argjentinës.
“Për ata që na mbështetën dhe vuajtën me ne këtu ju falënderoj! Zoti ju bekoftë. Për ata që brohorisnin kundër, shpresoj që të jeni te lumtur!!! Por atëherë mos vini dhe të na bëheni mik për të marrë gjithçka që dëshironi”, tha Silva.
Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen duke thënë se tashmë është koha për të rimbushur energjitë dhe për t’u kthyer më të fortë.
“Të kemi besim për të mos u dorëzuar asnjëherë, forcë për të duruar vështirësitë dhe përqendrim për të arritur qëllimet. Urime kundërshtarit tonë për fitoren! Tani është koha të rimbushim bateritë dhe të kthehemi më të fortë.”, përfundoi mbrojtësi i Brazilit.



