Gjatë kësaj merkatoje verore një ndër më të spikaturit vijon të jetë Manchester United.
Rikthimi në Champions League sigurisht përbën një avancim më tej për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’, të cilët kanë zhvilluar një sezon pozitiv nën drejtimin e Michael Carrick.
Sipas ‘ The Athletic ‘, po jepet maksimumi për të firmosur me Aurelien Tchouamenin.
Mesfushori e ka bindur numrin një të stolit, një ekspert sidomos referuar këtij pozicioni për arsye se u aktivizua edhe si futbollist.
Flitet për një ofertë prej 70 milionë eurosh, e konsiderueshme për 26 vjeçarin, i cili mund të provojë veten për të parën herë në Premier League, tek një ekip shumë i rëndësishëm.
Nëse i referohemi ‘’ Galaktikëve ‘’ sigurisht prioritet vijon të jetë transferimi i Enzo Fernandez në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, i cili mund ti vijë në ndihmë skemave të Jose Mourinhos.
Todd Boehly pretendon të arkëtojë rreth 120 milionë stërlina për ishi-n e Benfikës, një ndër më cilësorët në qarkullim, i preferuar edhe nga Lionel Scaloni tek Argjentina.
Aurelien Tchouameni tashmë e ka eksperiencën e mjaftueshme për të avancuar në rradhët e një ekipi elite dhe për të tashmë dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’ janë hapur.



