
Chelsea ka zgjedhur trajnerin për sezonin e ardhshëm. Klubi anglez, ka arritur marrëveshjen me teknikun argjentinas.
Palët kanë një akord verbal dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme. Pochettino e njeh mirë kampionatin anglez, pasi në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e Tottenham.
Deri në fund të sezonit Chelsea do të drejtohet nga Lampard dhe më pas do të marrë drejtimin Pochettino.



