“Italia në pjesën e dytë vuajti në aspektin psikologjik, zvëvendësimet duhet të ishin bërë më shpejt”. Kështu është shprehur avokati Fation Shehu, i ftuar në emisionin “Euro Zone” në MCN TV. Shehu ka thënë se Italia e ka pasur gjithmonë në traditë që ndeshjet t’i fitojë me vështirësi.
“Dy gjëra do ndryshonin nëse rezultati i Italisë dilte ndryshe, unë do isha i mërzitur, ndërsa Dede nuk do kishte veshur fanellën e Italisë. Mendoj që Italia, në pjesën e dytë vuajti në aspektin psikologjik. Në pjesën e parë bëri lojën e saj. Mesfusha me sulmin kishin probleme mes tyre. Zëvendësimet i dhanë mundësinë Italisë të kalojë më tej. Nëse do ishin bërë më herët, do kishte qenë më mirë ndoshta. Mancini duhet t’i kishte bërë më herët mendoj unë. Italia gjithmonë i ka pasur traditë të fitojë ndeshjet me vështirësi. Në të vërtetë sot Austria ishte një surprizë. Më surprizuan për mënyrën sesi luajtën dhe si e menaxhuan lojën.”, u shpreh Shehu.



