
Portieri i Vllaznisë, Bojan Zgovic, foli para mediave, në prag të sfidës të së shtunës ndaj Bylisit në kampionat.
Zogovic ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë me shkodranët dhe tani thotë se dëshiron të fitojë titullin kampion.
Në lidhje me ndryshimin e trajnerit, lojtari deklaroi se për rezultatet janë fajtorë edhe lojtarët, ndërsa shtoi se tani janë të motivuar për një rezultat pozitiv ndaj Bylisit.
Mendoj që këtë periudhë pushimi kemi punuar shumë mirë. Trajneri dhe stafi janë të rinj, por të gjithë ata ishin këtu afër nesh. Kemi punuar shumë mirë, edhe atmosfera është e shkëlqyer. Të gjithë jemi të motivuar, vetëm presim fillimin e ndeshjes.
Sigurisht që edhe ne jemi fajtorë për disa rezultate. Sidomos humbja ndaj Laçit ishte shumë e keqe për ne. Kemi luajtur keq. Mendoj se ka ardhur momenti për të përmirësojmë dhe të marrim rezultatet e duhura.
Jam i kënaqur me dy Kupat që kemi marrë, por unë kam dëshirë që të fitojmë dhe titullin kampion.
Diferenca e pikëve me vendin e parë është 7, por nëse matematika na e lejon atëherë ka shanse që të besojmë.
U bë tre vite dhe nuk kemi pasur kurrë ndeshje të lehtë me Bylisin. Në Ballsh kemi humbur. Besoj se ka ardhur momenti që ne duhet të fitojmë patjetër.



