Bayern ndjek katër yje të Barcelonës

Bayern ndjek katër yje të Barcelonës

 Situata e komplikuar ekonomike e Barcelonës ia ka hapur shtigjet largimit të yjeve të tjerë . Momentalisht katalanasit janë skuadra më e vuajtur në këtë aspekt në krahasim me të mëdhatë e Europës dhe domosdoshmërisht kanë nevojë për të shitur disa lojtarë. 

Largimet e Lionel Messit dhe Antoine Griezmann nuk kanë rezultuar të mjaftueshëm dhe iniciativa e ndërmarrë nga bavarezët konsiderohet tepër e guximshme  sepse flitet për lojtarë me një peshë specifike në skemat e Ronald Koeman si  Ter Stegen , Dest ,Frenkie De Jong dhe Pedri  .  

Për sa i përket gardianit gjerman , rekordmenët e Bundesligës ia kanë vënë syrin që në kohën kur mbronte ngjyrat e Borussia Monchengladbah por ‘’ Blaugranët ‘’ ditën ti parakalonin . Plani i Julian Nagelsmann është zëvëndësimi ideal në momentin kur Manuel Neuer do të tërhiqet  dhe Andre Ter Stegen përshtatet me filozofinë e Bayern Munchen .

 Historia me anësorin hollandez mund të themi se është  përsëritur sepse u tentua edhe në të kaluarën.  Profili i tij preferohet shumë nga bashkombasi Ronald Koeman i cili kërkon të sigurojë përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes sepse  është shëndërruar në një gangrenë për Barcelonën në vitet e fundit . Emri i rradhës është ai i Frenkie de Jong . Loja e përkryer me Ajax Amsterdamin i shërbeu si trampolinë për të provuar veten tek spanjollët. 24 vjeçari e ka arritur pjekurinë e duhur falë pengesave të hasura gjatë rrugëtimit të cilat i ka kapërcyer  pa shumë probleme . 

Kreativiteti dhe uria për sukses e  kanë shëndërruar në një preferencë të pashmangshme nga  gjigandët e Bavarisë të cilët mund të dalin faqebardhë në këtë operacion të impulsuar njëkohësisht nga gjendja ekonomike e Barcelonës.  

Lista mbaron  me Pedrin . Spanjolli nuk e ka gjetur akoma gjuhën e përbashkët me krerët e katalanasve në lidhje me rinovimin dhe interesi i Bayernit konceptohet si një dritë në fund të tunelit e cila jo  për të gjithë moshatarët e tij shfaqet  .

18 vjeçari i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat  sepse të jesh i pretenduar nga një emër i madh në një moshë të tillë s’ka nevojë për koment .

 

 

 

      

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy