
Humbja e fundit ndaj Atalantës, ka krijuar një situatë aspak të qetë te Lazio. Tifozët fajësojnë trajnerin Mauricio Sarri për rezultatet negative dhe kërkojnë shkarkimin e tij.
Megjithatë, nuk është i këtij mendimi presidenti Claudio Lottito, i cili deklaroi se nuk do e shkarkojë trajnerin, duke thënë se do e marrë vetë situatën në dorë.
Është e sigurt që nuk do të shkarkoj Sarrin dhe nuk mund të humbasim kohë për të mohuar marrëzitë. Nuk e kuptoj se cili është problemi. Do të merrem me të, do ta marr situatën në duart e mia, siç ka ndodhur ka ndodhur edhe në raste të tjera në të kaluarën, por sot nuk po flas me askënd.
Kontrata e Sarrit skadon në vitin 2025, ndaj sot trajneri nuk rrezikon. Lottito ishte i qartë, por situata është ndryshe për sezonin e ardhshëm dhe në këtë kuptim ndeshjet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme.



