Andi Matraxhiu, menaxher futbolli, analizoi në studion e MCN Informacion merkaton e futbollit. Matraxhiu tha se Egnatia ka ndryshim nga merkato dimërore.
Nuk më pëlqen merkato që po bën Egnatia. Puna që ka bërë më parë ka qenë e mirë. Tani mbase ka të bëjë fati që e dinë që me grupin që kanë, mund të përballojnë turet e Champions apo Europa Ligës.
Duke u krahasuar me Kosovën, Matraxhiu tha se ka lëvizje në të dy drejtimet.
Lëvizje ka nga të dyja krahët. Nuk e di pse duhet të krahasohemi me Kosovën, pasi janë skuadër përfaqësuese më vete. Ata kanë mangësi në infrastrukturë jo vetëm stërvitore por edhe në stadiume.



