
Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar këtë të hënë, se janë shitur të gjitha biletat për sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator.
Një përballje deçizive për kuqezinjtë e Sylvinho, në kualifikueset për Europianin, ndërsa do të kenë mbështetjen e madhe edhe të tifozëve.
NJOFTIMI I FSHF:
Të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri – Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ janë shitur.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre.



