Çelsi mundet nga Kristal Palas, Siti në qiellin e shtatë, paqe mes Liverpul dhe Junajtid (VIDEO)

Çelsi mundet nga Kristal Palas, Siti në qiellin e shtatë, paqe mes Liverpul dhe Junajtid (VIDEO)

Mançester Siti kryeson tashmë i vetëm renditjen e Premier Ligës, pas fitores së thellë 7-2 ndaj Stouk Siti. Sulmi i Guardiolës duket se funksionon mjaft mirë, dhe ‘qytetarët’ 29 gola në 8 ndeshjet e para, plot 7 fitore dhe vetëm një barazim.

Një humbje turpëruese pësoi Çelsi i Kontes, pasi u mund 2-1 nga vendi i fundit në renditje, Kristal Palas. Këto ishin edhe dy golat e parë për Kristalin, në 8 javë kampionat.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera Totenhemi fitoi 1-0 përballë Bornemuth, dhe vazhdon të qëndrojë pranë kreut të klasifikimit.

Bërnli barazoi 1-1 me Uest Hem, ndërsa Suansea fitoi 2-0 ndaj Hadërsfilld.

Më herët derbi i Anglisë, mes Liverpulit dhe Mançester Junajtidit u mbyll në barazim pa gola, 0-0.

Rezultatet

Bërnli 1-1 Uest Hem

Kristal Palas 2-1 Çelsi

Mançester Siti 7-2 Stouk Siti

Suansea 2-0 Hadërsfilld

Totenhem 1-0 Bornemuth

Liverpul 0 - 0 Mançester Junajtidit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy