
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë më datë 29 maj një sfidë miqësore kundër Kosvës në Zyrh të Zvicrës, ndërsa me tre qershor do të përballet kundër Ukrainës. Dy teste që do ti shërbejnë trajnerit të përfaqësueses kuqezi për të parë nga afër gjëndjen e lojtarëve të tij në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Për këto dy teste miqësore Panuçi pritet që të ftojë disa lojtarë të rinj ku një i konfirmuar deri më tani është ai i sulmuesit Sindrit Guri që para pak ditësh nënshkroi në kampionatin belg me Ostenden.
Por, përveç Gurit, Kristian Panucci pritet që të grumbullojë dhe sulmuesin lushnja Rei Manaj.
Manaj aktivizohet me skuadrën e Granadës në Spanjë dhe ka bërë një sezon të mirë. Por ajo që ka bindur Panuccit për ta grumbuluar talentin 21 vj3ecar është forma e mirë që ai tregoi me përfaqësuesen U 21 në sfidat me Sllovakinë duke arritur që të shënojë tre gola në dy ndeshje.
E veçanta është që ai ftohet sërish në një ndeshje kundër Kosovës. Në takimin e parë sulmuesi 21-vjeccar arriti edhe të shënonte.



