
Nuk kanë fund problemet për Anglinë, para fillimit të Botërorit. Dëmtimet e lojtarëve titullarë, janë kthyer në një problem serioz për trajnerin Southgate.
I fundit që është shtuar në listën e të dëmtuarve, është mbrojtësi i Chelsea, Ben Chilëell.
Ky i fundit pësoi një tërheqje në kofshën e majtë dhe mediat angleze raportojnë se mbrojtësi do të humbasë Botërorin. Lojtari u dëmtua në ndeshjen e djeshme, që Chelsea luajti ndaj Dinamo Zagreb në Ligën e Kampioneve.



