Manchester City, sfidë Real Madridit për Branthwaite

Manchester City, sfidë Real Madridit për Branthwaite

  Në kontinentin e vjetër ashtu siç ka ndodhur pothuajse në çdo merkato, supersfidat për lojtarët më të spikatur nuk do të mungojnë as në atë të verës.

Jarrad Branthwaite i Evertonit po zhvillon një sezon mbresëlënës dhe pretendentët menjëherë i kanë trokitur në derë.

Fillimisht ishte Real Madridi dhe tashmë Manchester City do të tentojë të përfitojë shërbimet e anglezit, sipas ‘ The Mirror ‘’.

Mbrojtësit i skadon kontrata me ‘ The Toffees ‘ në 30 qershorin e 2027-tës dhe klauzola për prishjen e saj momentalisht i arrin 60 milionë eurot.

Potenciali i 21 vjeçarit natyrisht është reflektuar gjatë sfidave, pavarësisht se Evertoni rrezikon seriozisht qëndrimin në Premier League.

Megjithatë, edhe Manchester United bashkë me Tottenham Hotspurin e kanë përfshirë në listën merkatos ishi-n e Psv Eindhovenit dhe duhet patur kujdes, sidomos nga ‘’ The Red Devilsat ‘’ për arsye të potencialit në aspektin ekonomik.

Për lojtarin në fjalë kalimi tek një ekip elite, pavarësisht suksesit në karrierë, do të ishte një avantazh edhe në anën sportive sepse kandidatët në fjalë luftojnë në çdo sezon për fitimin e titujve të rëndësishëm.

30 sfida dhe 2 gola është kontributi i nxënësit të Sean Dyche dhe merkatoja verore do të jetë determinante për të ardhmen, duke qenë se vijon të tregojë cilësitë në një ndër pesë kampionatet më prestigjozë të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy