
Pas një sezoni në Serinë A Kevin De Bruyne mund të largohet drejt Major League Soccerit.
Belgu provoi veten tek Napoli dhe në Amerikë pretendohet nga San Diego dhe Chicago Fire.
Kontrata e 35 vjeçarit me ‘’ Azurrët ‘’ përfundon në 30 qershorin e 2027-tës dhe një eksperiencë në këtë kontinent sigurisht do të konsiderohej tejet interesante.
Ishi i Manchester City-t ka dhënë shumë në Europë, një referent i padiskutueshëm edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’.
Tek ‘’ Il Partenopei ‘’ kontriboi me 5 gola dhe 4 asiste në 21 sfida, i cili në vitet e fundit fatkeqësisht ka vuajtur disa periudha dëmtimi.
Natyrisht që kampionati amerikan ka shënuar rritje progresive në çdo aspekt dhe po fuqizohet me kalimin e kohës, arsye e mjaftueshme për të tërhequr lojtarë të cilët lanë gjurmë në të shkuarën në Europë.



