
Tek Bayern Munchen vijojnë përpjekjet e drejtuesve për tu përforcuar në këtë muaj të fundit të merkatos së verës.
Kanë mbetur edhe pak ditë për ekipet në përgjithësi dhe ato të elitës në veçanti që të konsolidohen në çdo repart, për tu hedhur më pas në garë për arritjen e objektivave.
Bavarezët sigurisht mbeten pretendentë seriozë për fitimin e titujve të rëndësishëm dhe traineri Vincent Kompany ka kërkuar transferimin në ‘’ Allianz Arena ‘’ të Christopher Nkunkut.
27 vjeçari nuk po kalon një moment të mirë tek Chelsea dhe gjermanët ia kanë hapur dyert për të nisur një tjetër eksperiencë në karrierë.
Dëmtimet e shpeshta dhe mungesa e vazhdimësisë e kanë bindur Enzo Marescan se nuk duhet ta ketë pjesë të organikës për vijimësinë dhe ish rekordmenët e Bundesligës do të tentojnë të përfitojnë nga ky fakt.
Sipas prestigjozes ‘ L’Equipe ‘, traineri belg e sheh një vlerë të shtuar në metrat e fundit, i cili me cilësitë që ka mund të vërë në siklet çdo rival dhe ti japë përparësi aksioneve të Bayern Munchenit.
Flitet se kjo marrëveshje mund të arrihet për rreth 60 milionë euro, një shifër e konsiderueshme por jo problematike për xhepat e presidentit Herbert Hainer.
Për më tepër tek kjo skuadër ishi i Paris St Germain do të gjente mbështetjen e bashkombasve Dayot Upamencano dhe Mathys Tel.
Interesi i një ekipi të këtij niveli sigurisht meriton një analizë të thellë nga golashënuesi dhe pritet që në javët vijuese e ardhmja e tij të vendoset.



