Real Madrid mbyll merkaton, Ancelotti: Kam skuadër të kompletuar

Real Madrid mbyll merkaton, Ancelotti: Kam skuadër të kompletuar

Me afrimet e Rudiger dhe Tchouameni, merkato në hyrje për Real Madrid mund të quhet e mbyllur.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë trajneri Carlo Ancelotti, i cili në një prononcim të dhënë së fundmi, është shprehur se ka një skuadër të kompletuar.

Real Madrid i sezonit të ri është i kompletuar. Jemi më mirë se sezoni i kaluar. Jam i lumtur me lëvizjet e bëra. Dy lojtarët e afruar do na ndihmojnë shumë. Kam 27 lojtarë në stërvitje, janë shumë dhe është e vështirë, por ata janë inteligjentë dhe e dinë vështirësinë që unë kam.

Te Real Madrid, tashmë po punojnë vetëm për merkaton në dalje, ku do të shiten sulmuesi Asensio dhe mesfushori Ceballos, të cilët nuk janë në planet e trajnerit për sezonin e ri.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy