Mike Maignan, drejt rinovimit me Milanin

Mike Maignan, drejt rinovimit me Milanin

 Interesi i Manchester United për Mike Maignan, i ka përshpejtuar lëvizjet e drejtuesve të Milanit për t’ia rinovuar kontratën.

Një ekip si ‘’ The Red Devilsat ‘’ mbetet një kërcënim në çdo merkato për arsye të potencialit në aspektin ekonomik por sipas ecurise së ngjarjeve, duket se francezi do të qëndrojë në ‘’ San Siro ‘’.

Kontrata i përfundon në 2026-tën dhe sipas burimeve të klubit kanë filluar bisedimet për ta zgjatur për më tej.

Mundësia për tu aktivizuar në Premier League vijon të merret parasysh nga shumë lojtarë të elitës, sidomos nëse flitet për 20 herë kampionët por s’duhet harruar se edhe ‘’ Djalli ‘’ është një ekip me shumë traditë, në Itali dhe sidomos Europë.

Qëndrimi tek kuqezinjtë jo vetëm do të konsiderohej një garanci por njëkohësisht një mesazh i qartë për pretendentët të cilët natyrisht priten të shtohen me kalimin e kohës.

Ishi i Lilles po zhvillon sezonin e katërt në rradhët e ish fituesve të Scudettos, një ekip që synon gjithmonë titujt e rëndësishëm, për të respektuar kështu historinë e gjatë të suksesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy