
Françeska Fioreti, ish-bashkëshortja e Davide Astorit, kapitenit të Fiorentinës që ndërroi jetë, është duke kërkuar të rigjejë përsëri buzëqeshjen.
Sipas asaj që shkruan revista ‘CHI’ në Itali ajo është lidhur me një futbollist të ri. Mbetet për t’u konfirmuar në masën 100%, por ky burim e jep me siguri se ai është mbrojtësi i Interit Kolarov.
Davide Astori, në moshën 30-vjeçare, ndërroi jetë më 4 mars 2018, në një hotel në Udine, ku ndodhej i grumbulluar së bashku me skuadrën e Fiorentinës për tu përballur ndaj Udinezes në “Dacia Arena”, por ai kishte ndërruar jetë gjatë asaj nate pas një arresti kardiak.
Gjithsesi pavarësisht lajmeve për historinë e re të dashurisë, Fioreti, ka deklaruar se do të jetë në gjyq për të kuptuar nëse vdekja e ish-mbrojtësit të kombëtares italiane mund ose nuk mund të shmangej.
Ende hetimet vijojnë dhe vetë ish-bashkëshortja e tij e ka dërguar në gjyq këtë çështje pasi ajo beson se nuk ka qenë vdekje natyrale por e qëllimshme.



