Dukë filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë.
Pasi mbetën jashtë Botërorit, kampionët e Europës, do të luajnë miqësoren në Tiranë, në një stadium që do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.
Dy trajnerët kanë zgjedhur edhe formacionet për këtë përballje. Reja nuk ndryshon skemën, teksa do të zbresë me 3-5-2 në fushë, aty ku në portë do të startojë Berisha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Mihaj, Kumbulla dhe Ismajli në qendër, si dhe Lenjani e Hysaj nga krahët.
Mesfusha do të përbëhet nga Bare, Abrashi dhe Bajrami, ndërsa sulmi i besohet Brojës dhe Uzunit.
Sa i përket Italisë, Mancini ka zgjedhur në formacion 3-4-3, me Donnarumma në portë, Scalvini, Bonucci dhe Bastoni në mbrojtje, të ndihmuar nga Di Lorenzo dhe Dimaro nga krahët.
Mesfusha përbëhet nga Tonali dhe Verratti, ndërsa treshja e sulmit me Grifo, Raspadori dhe Zaniolo.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: (3-5-2): Berisha; Lenjani, Mihaj, Kumbulla, Hysaj; Abrashi, Bare, Bajrami; Uzuni, Broja. Trajner: Edi Reja.
Italia: (3-4-3): Donnrumma; Scalvini, Bonucci, Bastoni, Di Lorenzo, Dimaro, Tonali, Verratti, Grifo, Raspadori, Zaniolo. Trajner: Roberto Mancini.



