Parisi insiston për Rafael Leaon

Parisi insiston për Rafael Leaon

  Dyshimet mbi qëndrimin e Kylian Mbappes në ‘’ Parque de Prince ‘’ kanë shkaktuar përveshjen e mëngëve nga drejtuesit e Paris St Germain për Rafael Leaon , lojtar që pëlqehet për të ardhmen e ofensivës. 

Sezoni i shkëlqyer tek Milani nuk ka kaluar pa u marrë në konsideratë nga ‘’ Les Pariziens ‘’ të cilët kanë formuar një skuadër yjesh por akoma priten zhvillime në merkaton e verës për të filluar një eksperiencë të re me qëllimin e fitimit të Champions Leagues .

Portugezi është drejt fundit të një sezoni që do ta mbajë mend gjatë në karrierë dhe  sipas ‘ Corriere dello Sport ‘ , francezët duan ta afrojnë për të shtuar cilësinë në metrat e fundit dhe mendohet se do të ofrojnë 70 milionë euro për ta bindur Milanin.

Por në këtë histori , si shumë të tjera , parizienët do të ndeshen me një konkurrencë të ashpër sepse në skenë janë edhe Newcastle , Liverpool dhe Barcelona, të gatshme për të përfituar nga ndonjë gabim i Parisit .

22 vjeçari ka arritur shumë me ‘’ Djallin ‘’ dhe duke iu referuar këtij sezoni numëron 13 gola dhe 9 asiste në 40 takime dhe konsiderohet një protagonist absolut në skemat e Stefano Piolit.  

Nëse fati do të jetë në anën e Milanit në dy ndeshjet e mbetura, mund ta kurorëzojë kontributin me fitimin e Scudettos që do të ishte një tjetër sukses në karrierë.  

Nëse i referohemi Parisit , kjo skuadër prej shumë vitesh tashmë ka vënë diktatin në  Ligue 1 por ëndërra në sirtar tashmë dihet dhe prej shumë kohësh po jepet maksimumi nga presidenca vendase për ta futur këtë ekip në librin e fituesve dhe të justifikojnë investimin e shumë viteve .

Duhet bërë kujdes nga Barcelona, Liverpool dhe sidomos Newcastle që mbetet klubi më i fuqishëm i botës por në plan të parë shanset e bardhezinvje nuk janë të mëdha për faktin se ende nuk e kanë potencialin për të luajtur në Champions League dhe lufta do të jetë e hapur ndërmjet  ‘’ Les Pariziens ‘’ , ‘’ The Redsave ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’ për ishi-n e Sporting Lisbonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy