
Një sezon i është dashur Denzel Dumfries për të bindur gjigandët e Europës për ta afruar në gjirin e tyre .
Hollandezi tashmë pretendohet nga Chelsea , ekip që po përjeton një revolucion të rëndësishëm i cili ka ofruar 30 milionë euro për 26 vjeçarin .
Kjo shifër nuk është konsideruar nga zikaltërit pasi pretendimi i tyre është 50 milionë euro.
Denzel Dumfries mbetet një ndër nxënësit më të mirë të Simeone Inzaghit i cili sezonin e shkuar kontriboi me 5 gola dhe 7 asiste në 45 sfida duke i dhënë një shans italianëve për të mbushur arkat në këtë merkato verore.
Interit i nevojitet shitja e disa lojtarëve për tu përmirësuar në aspektin ekonomik dhe ia kanë bërë të qartë londinezëve se si duhet të veprojnë për ta larguar Denzel Dumfries nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Largimi i anësorit do ti krijonte një boshllëk Simone Inzaghit nga krahët dhe domosdoshmërisht ishi i Lazios duhet të kërkojë një zëvëndësues në të njëjtin nivel për të mos e ndierë mungesën e ishi-t të Psv Eindhovenit.
Nëse Interi do ta arrijë objektivin , Denzel Dumfries do të shëndërrohej një ndër shitjet me të bujshme të viteve të fundit të ish fituesve të Scudettos.
Të besuarit e Simone Inzaghit do të kërkojne me çdo kusht të mposhtin Milanin në sezonin e ardhshëm dhe të avancojnë sa më shumë në Uefa Champions League dhe transferimi i lojtarëve cilësorë konsiderohet një domosdoshmëri.
Nga ana tjetër Chelsea po mundohet ta harrojë sa më shpejt dështimin me Jules Kounden për të cilin tentoi deri në fund por francezi vendosi për Barcelonën duke e detyruar Thomas Tuchelin të analizojë opsione të tjera për prapavijën e ‘’ Bluve të Londrës ‘’.



