Hoxha: Biletat e Kombëtares janë kthyer në biznes, shiten deri në 1000 euro

Hoxha: Biletat e Kombëtares janë kthyer në biznes, shiten deri në 1000 euro

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën se si menaxhohen dhe shpërndahen biletat e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare, duke i cilësuar ato si një burim fitimi për individë dhe agjenci të caktuara.

 

Në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, Hoxha deklaroi se çmimet e biletave janë rritur në mënyrë të pajustifikuar dhe se ato përdoren edhe për të krijuar ndikim apo favore.

 

Mënyra si Federata trajton biletat është problematike. Biletat përdoren për të joshur. Po të shohësh, edhe SPAK, që s’kishte lidhje me futbollin, i ke në tribunën VIP.

 

Ai solli shembuj konkretë për të ilustruar diferencat e mëdha të çmimeve ndër vite dhe mes vendeve: “Kur inauguronim stadiumin e Elbasanit me Danimarkën, biletat shkonin 180 mijë lekë. Ndërkohë në Beograd në 2014, bileta më e shtrenjtë ishte 9 euro, ndërsa pas porte 2 euro.”

 

Sipas tij, problemi thellohet edhe më shumë në kompeticione ndërkombëtare, ku biletat e lira përfundojnë në treg të zi.

 

Në Europian, biletat kanë qenë 30-40 euro, por agjencitë i kanë shitur deri në 800 apo 1000 euro, edhe pas porte. Edhe me këtë bëhej biznes.

 

Në vijim, Hoxha ngriti shqetësimin për mungesën e kritikës publike dhe ndikimin mbi median sportive.

 

Çdo gjë që mund të sjellë fitim është kthyer në biznes. Duke kontrolluar edhe median, nuk ke zëra kundër. Vetëm shiko panelet sportive, në çdo panel ke zyrtarin e Federatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy