
Thashethemet e shumta që kanë qarkulluar prej vitesh rreth figurës së Paul Pogba nuk ia kanë ndryshuar asnjeherë të ardhmen. Si duket francezi akoma nuk e ka arritur nivelin maksimal nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer . Ky fakt i ka mërzitur paska drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ por megjithatë kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga 28 vjeçari. Problemet e shumta fizike dhe volumi i vakët i lojës konsiderohen si arsyet e rënies së rendimentit të Paul Pogbas , gjë që në elitën europiane nuk falet . Ky aspekt momental nuk ia heq vlerat sepse anglezët e kanë të qartë se gjithçka do të kalohet shumë shpejt dhe do të ketë shansin për të përjetuar një rini të dytë në tapetin e gjelbër .
Projekti i përpiluar nga drejtuesit e Manchester United perceptohet si triumfi i të ardhmes . Me ardhjen e merkatos së verës do të tentohet transferimi i një lojtari të kalibrit botëror dhe gjithashtu rinovimi me Edinson Cavanin . Sipas të famshmes britanike ‘’ The Mirror ‘’ propozimi që po analizohet për ishin e Juventusit është përmirësimi i kontratës kundrejt 460 mijë eurove në javë që do ta klasifikonte në më të paguarin e ekipit dhe do të linte pas spanjollin David De Gea .
Ky shans do të jetë i fundit për talentin e kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ dhe nëse do të marrë përgjigje negative atëherë 20 herë kampionëve të Premier Leagues nuk do ti mbetej gjë tjetër veçse ta hedhin në merkato . Me një agjent të fuqishëm si Mino Raiola e ardhmja e lojtarit të lindur në Lagny-sur- Marne me siguri do ta ketë fundin e lumtur sepse italiani është një negociues mbresëlënës , aspekt që e ka treguar në çdo merkato . Pistat për Paul Pogban janë interesante sepse flitet për një rikthim të mundshëm në Torino ose një hapje e re e faqes në karrierë me një zgjedhje ndërmjet Paris St Germain ose Real Madridit.
Kjo rrogë stratosferike ndoshta do ti japë një ndjesi ndryshe Paul Pogbas ose në të kundërt do të mbyllte një cikël të gjatë prej 5 sezonesh në ‘’ Old Trafford ‘’ . Aktualisht Paul Pogba numëron 6 gola dhe 6 asiste në 37 takimet e zhvilluara dhe duhet parë deri në fund se si do të shkojnë gjërat për Manchesterin i cili ka konsoliduar vendin e dytë ne Premier dhe me shumë mundësi do të jetë finalist në Europa League pas mposhtjes së Romës në shtëpi me shifrat 6-2 , rezultat që i jep komoditetin e nevojshëm për ndeshjen e kthimit në ‘’ Olimpico ‘’.



