Merih Demiral, në listën e Interit

Merih Demiral, në listën e Interit

Eksperienca shumë e mirë e Merih Demiral në të kaluarën në Serinë A, asnjëherë nuk është shmangur nga vëmëndja e drejtuesve të Interit. Për turkun thuhet se zikaltërit kanë përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh por nuk përjashtohet as huazimi për një sezon, me përfshirjen e një klauzole për blerjen përfundimtare të kartonit në fundin e tij.

Drupal Ad

Edhe pse Interi e fitoi kampionatin italian A në sezonin aktual, traineri Simone Inzaghi ende po e ndjen mungesën e Milan Skriniar, tashmë pjesë e Paris St Germain. Bashkë me Alessandro Bastonin, 48 vjeçari pretendon të formojë një dyshe të fortë në prapavijë bashkë me turkun, i cili është aktualisht pjesë e Al-Ahli në Arabinë Saudite. Gjatë 15 sfidave, Merih Demiral ka gjetur edhe në një rast rrugën e rrjetës, në një kampionat i cili po preferohet nga shumë lojtarë në vitet e fundit për arsye të pagave të majme. Duhet kujtuar se 26 vjeçari e njeh shumë mirë Serinë A sepse më përpara ka provuar veten tek Sassuolo, Juventus dhe Atalanta.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy