
Objektivat si Mbappe apo Erling Haaland do ti kushtojnë shumë shtrenjtë Real Madridit , ekip që është i bindur se mund të firmosë me dy perlat e futbollit europian.
Sakrificat i bashkangjiten tentativës së Florentino Perezit , president që do të mbahet mend gjithmonë sepse falë tij ‘’ Galaktikët ‘’ kanë arritur në këtë nivel.
Largimet nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ kanë filluar të përcaktohen sepse shumë lojtarë nuk llogariten nga Carlo Ancelotti ndër të cilët përfshihen , Hazard , Ceballos , Jovic dhe Mariano Diaz , ndërsa Marcelo , Isco dhe Gareth Bale do të përfundojnë kontratat respektive dhe do të largohen me parametra zero.
Listës gjithashtu i është bashkangjitur edhe Alvaro Odriozola , për të cilin spanjollët pretendojnë 30 milionë euro sepse huazimi tek Fiorentina ia ka rritur vlerën dhe mendon qëndrimin në ‘’ Artemio Franchi ‘’.
Shifra në fjalë mund të konsiderohet paksa e kripur për xhepat e presidentit Rocco Commisso por i korrespondon rendimentit të anësorit dhe sipas ‘ La Cadena Ser ‘ , Real Madridi nuk mendon të bëjë hapa pas sepse do të ndërhyhet fuqishëm në merkato dhe duhet krijuar një stabilitet në aspektin ekonomik.
Lumturia tek ‘’ Vjollcët ‘’ vërehet çdo ditë dhe italianët kanë një forcë më tepër në prapavijë . Pritet reagimi i Fiorentinës , që nuk shquhet për investime të fuqishme gjatë merkatove pavarësisht se ishi i Bayern Munchen e meriton qëndrimin sepse me prezencën e tij , skemat e Vincenzo Italianos kanë funksionuar duke avantazhuar të tijët gjatë ndeshjeve .
Peticioni i madrilenëve është një sinjal për Fiorentinën e cila duhet të sakrifikojë për blerjen e kartonit të 26 vjeçarit sepse ka treguar kualitet në një kampionat tepër kompetitiv si Seria A , me një rival historik por që vitet e fundit nuk ka njohur rritje .
S’duhet anashkaluar edhe Anglia sepse disa ekipe shfaqën interes në të kaluarën por nuk insistuan më gjatë duke favorizuar skuadrën nga Firence për të firmosur me lojtarin nga San Sebastian .
‘’ Los Merengues ‘’ vijojnë të qetë garën në të gjitha frontet , me La Ligan praktikisht të fituar dhe me avantazhin në çerekfinalen e parë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ kundër Chelseat , ekip që po kalon një moment të vështirë , i cili ka ndikuar edhe në rezultatet e ‘’ Bluve të Londrës ‘’.



