
Eksperienca e Elliot Anderson tek Nottingham Foresti mund t’ia ndryshojë shumë shpejt të ardhmen.
Manchester United ka shfaqur interes për 24 vjecarin, i cili ka avancuar me sukses në Premier League, një ndër ligat më të famshme të Europës.
Tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ po punohet me shumë përkushtim për tu rikthyer sa më shpejt tek titujt e munguar por fillimisht duhen transferime cilësore në ‘’ Old Trafford ‘’.
Besohet se oferta e Joel dhe Avram Glazerit do ti arrijë 100 milionë eurot për yllin e anglezëve, e cila ndoshta do të merret në konsideratë nga drejtuesit e Nottingham Forestit.
100-120 milionë euro ka përcaktuar presidenti Nicholas Randall për ishi-n e Newcastle-s në sajë të kontributit të dhënë gjatë kohës me këtë skuadër.
Kontrata e anglo-skocezit përfundon në qershorin e 2029-tës por sigurisht ky interes do të marrë analizën përkatëse, duke qenë se Manchester United konsiderohet një ndër më të pasurit dhe të suksesshmit në futboll.
Sipas disa burimeve Elliot Anderson është objektivi numër një i Ruben Amorim për merkaton e janarit, i cili gëzon mbështetjen e fuqishme të krerëve amerikanë.
Gjithashtu protagonisti në fjalë thuhet se e shikon një opsion ideal transferimin në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’, i cili do të tregonte një progres evident në karrierë.
Ndërkohë, edhe presidenti i Nottingham Forestit bashkë me bordin drejtues e konsiderojnë një element tejet të rëndësishëm në 11-shen e Sean Dyche, fakt i cili konfirmon se këtë çështje do ta analizojnë me shumë kujdes.



