Paris St Germain afër marrëveshjes me Gabri Veigan

Paris St Germain afër marrëveshjes me Gabri Veigan

Traineri Luis Enrique vijon maksimalisht i fokusuar tek kjo merkato verore , i cili po mbështetet fuqimisht nga Nasser Al Khelaifi, objektivi i të cilit është fitimi i Champions Leagues nga Paris St Germain . Deri më tani ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë transferuar në ‘’ Parque de Prince ‘’ Marcos Asensio , Manuel Ugarten, Skriniar Ndour, Lucas Hernandez dhe Kang In Lee. Sipas ‘ Footmercatos ‘ , fituesit në fuqi të Ligue 1 kanë avancuar drejt akordit me Gabri Veigan , mesfushor që ka impresionuar në rradhët e Celta Vigos, i cili do ti kushtojë 40 milionë euro, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës . 21 vjeçari pretendohej edhe nga Manchester City, Bayern Munchen, Real Madridi dhe Liverpooli por sipas gjasave francezët do të buzëqeshin në fund. Në sezonin e lënë pas Gabri Veiga i ka shoqëruar paraqitjet dinjitoze me 11 gola dhe 4 asiste në 39 sfida duke rezultuar përcaktues me ‘’ Celtistas ‘’, skuadër që i shpëtoi rënies në Segunda Division. Mbërritja e teknikut nga Asturias në kryeqytetin francez e ka shtuar entuziazmin tek parizienët , i cili ka eksperiencën e mjaftueshme në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube , objektiv në çdo sezon i presidentit nga Katari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy