Antonio Conte drejt largimit

Antonio Conte drejt largimit

Kritikat ndaj Tottenham Hotspurit duket se i kanë vënë kapakun eksperiencës së Antonio Contes në ‘’ White Hart Lane ‘’. 

Drejtuesit e londinezëve natyrisht nuk e kanë pranuar sjelljen e trainerit nga Lecce  dhe sipas ‘ TMW ‘ kanë vendosur të mos e zgjasin kontratën e italianit.

Numri një i pankinës e finalizon atë në 30 qershor dhe kryeqytetasit tanimë kanë përveshur mëngët dhe po kërkojnë një tjetër trainer për vijimësinë.

Sigurisht ngjarjet e fundit japin për të kuptuar se 53 vjeçari po e kërkon largimin nga Tottenhami, i cili është ankuar për mungesën e blerjeve por drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ kanë bërë maksimumin duke transferuar lojtarë si përshembull Richarlison apo Kulusevski ndër të tjerë , të cilët i kanë kushtuar jo pak xhepave të Daniel Levy-t.

Gjithsesi ishi i Interit mbetet një ndër trainerët më cilësorë në qarkullim , i cili në të kaluarën arriti me meritë të mposhtë dominimin prej nëntë sezonesh të Juventusit me fitimin e Scudettos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy