Atletico Madridi përgatit largimet

Atletico Madridi përgatit largimet

Mungesa e titujve prej vitesh tashmë konsiderohet një shtysë në çdo merkato për drejtuesit e Atletico Madridit për të dhënë më të mirën.

‘’ Los Colchoneros ‘’ gjithsesi shquhen si një rival tejet i sikletshëm, i përforcuar ndër vite nën drejtimin e Diego ‘’ El Cholo ‘’ Simeones.

Tekniku argjentinas shquhet si tejet autokritik, i cili natyrisht ka mbetur i pakënaqur me rendimentin e disa lojtarëve në sezonin aktual.

Lista përbëhet nga tre emra dhe kryesohet nga Alvaro Morata. Sulmuesi nuk e ka gjetur dot veten gjatë etapës së dytë tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe tanimë ka filluar të diskutohet largimi i tij nga Madridi.

Saul Niguez gjithashtu ishte një ndër më të spikaturit për vite me rradhë tek spanjollët, i cili nuk i ka përmbushur pritshmëritë e numrit një të stolit dhe ky fakt nuk tolerohet.

Lista përfundon me Marcos Llorenten. Mesfushori gjithmonë ka rezultuar një lojtar determinant në 11-she por ndeshjet e fundit nuk e kanë favorizuar qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Interesi i disa klubeve me emër i bën të shpresojnë drejtuesit e Atletico Madridit, të cilët do të mund të përforcohen në aspektin ekonomik, sigurisht për tu hedhur më pas në sulm për gjetjen e elementëve të duhur me objektivin e arritjes së sukseseve në të ardhmen.

Edhe pse ulje-ngritjet konsiderohen normale në futboll, tekniku 53 vjeçar është më i rëndësishmi në historinë 120 vjeçare të Atletico Madridit, më i paguari në botë aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy